Poezia “Pritja” nga Leonora Hajra
Pritja
Ti ke lind’ për me dek’
e un’ kam lind’ për me t’i dashtë veç eshtnat
që rënkojnë në valle therrori!
T’kuqtë e mishit tan ka mbush venat e tokës;
T’bardhtë e shpirtit tan ka ngjyrosë krahtë e engjëjve;
T’kaltërt’ e syve tu ka vesh me dashni qiellin;
T’artë e flokve tu vjen çdo vit me vjeshtën,
veç pranvera vjen pa buzëqeshjen tane,
veç lulet çelin pa marrë bekimin tan…
Se floktë e mi i kanë ngja flokut tan,
se sytë e mi ta kanë kalu n’melankoli,
se durt e mia jane copë e trupit tan që t’dojnë
si don hija një dritë.
Nuk duken bashkë vdekja dhe jeta!
S’kanë bâ asnjë takim në besë…
po un’ e lypi besën tane,
që këtë vit me m’ardh njëherë shpirtin me ta prek!
T’du edhe nëse vjen me petkun e t’zezës…
Krejt dritë t’shoh sido qe t’vijsh.
Ta du një ftyrë ma jo nje vizion,
se më është mërzit përralla që ti nuk rrnon.
Si te Godoja pres me ardh ti…
Lutja e dëshira janë gjakim i pamram’
për me t’pru.
T’du edhe këtë vjet n’kujtimin qe nuk âsht aty;
T’du edhe këtë vjet me andrrën që me t’përqafu;
T’du edhe këtë vjet me shpresën që djeg;
T’du edhe sot në gurin e varrit
që dridhet nga shiu i pranverës s’pabesë…
T’du ani pse ti ke lind’ për me dek’
e unë kam lind’ për me t’prit deri n’frymën e fundit./FolDrejt/