Ndërsa çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të mbetet aktuale, ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann, ka dhënë sinjale pozitive dhe optimizëm se mund të ndodhë brenda këtij viti.
Sipas EO, Lührmann ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë gjatë këtij viti, madje para Vitit të Ri, është shprehur ajo.
Po këtë qëndrim pro angazhimit për liberalizim të bizave dhe anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor e kanë shprehur muajin e kaluar edhe Franca, Gjermania e Polonia, të cilat përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se mbështesin BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe se kanë përmendur nevojën e një marrëveshjeje, që do të sillte një stabilitet në rajon./FolDrejt/