Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka përsëritur kritikat e tij për përparimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës fqinje duke e kritikuar udhëheqjen ruse si të dobët.
“Ne thoshim se po kryenim një operacion special ushtarak në territorin e Ukrainës, por lufta tashmë po zhvillohet në territorin tonë”, tha Kadyrov në Telegram ndërsa kërcënoi gjithashtu aleatët perëndimorë të Ukrainës me asgjësim, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ligji ushtarak është vendosur në rajonet kufitare me Ukrainën, tha Kadyrov, “por ata vazhdojnë të qëllojnë mbi qytetarët paqësorë dhe objekte civile.” Përgjigja e Rusisë ndaj kësaj ka qenë “e dobët”, tha Kadyrov.
Ai bëri thirrje për zhdukjen e qyteteve të Ukrainës në shenjë hakmarrjeje “në mënyrë që të mund të shohim horizontin e largët”./FolDrejt/