Pas ndeshjeve të zhvilluara, Italia mban pozitën e parë të grupit C në Ligën e Kombeve, duke lënë prapa kombëtaren e Gjermanisë e Anglisë.
Gjermania e Anglia, të cilat mbrëmë u përballën në fushë kundër njëra – tjetrës dhe përfunduan në barazim, kanë mbetur në pozitën e tretë e të katërt të grupit, Gjermania me vetëm dy pikë e me dy barazime, ndërkohë Anglia me vetëm një pikë, një humbje dhe një barazim, transmeton Fol Drejt.
Vendin e dytë e mban kombëtarja e Hungarisë, që ka arritur të grumbullojë 3 pikë, ndërkohë që është mposhtur mbrëmë nga Italia, me rezultat 2-1./FolDrejt/