Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot takimin e tretë, si nikoqire e ndeshjes.
Këtë ndeshje, lojtarët e Kosovës do të zbresin në fushë kundër Irlandës së Veriut, takim ky që do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Fol Drejt.
Deri më tani, Kosova në dy ndeshjet e kaluara ka arritur të grumbullojë gjithsej tri pikë, me një fitore dhe një humbje.
Irlanda e Veriut, ndërkohë, ka arritur ta grumbullojë vetëm një pikë pas barazimit me Qipron e disfatës nga Greqia.
Këtë ndeshje, Kosova do të ketë mungesë të portierit kryesor, Arijanet Muric e të lojtarit Fidan Aliti për shkak të kartonëve, ndërkohë në këtë ndeshjeje do të mungojë edhe Edon Zhegrova si pasojë e një lëndimi.
Ndeshja e sotme pritet të zhvillohet në orën 20:45./FolDrejt/