Deklaratat e fundit të Lionel Messit në lidhje me atë se si ndihet për të luajtur për PSG-në mund të lë të kuptohet se çfarë po mendon lojtari për sa i përket të ardhmes së tij, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e 35-vjeçarit argjentinas me Les Parisiens skadon në fund të sezonit. Lojtari dhe klubi janë në negociata që prej javëve të fundit, por nuk ka raportime për ndonjë avancim.
“Ndihem mirë te PSG. Viti i parë më kushtoi shumë për t’u përshtatur me Parisin, por tani ndihem mirë me shumë dëshirë të ndihem rehat në klub dhe në qytet. Po e shijoj shumë”, ka zbuluar Messi, “Këtë sezon e kam nisur ndryshe me shumë entuziazëm”. /FolDrejt/