Në një sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar në Aleppo, forcat izraelite dëmtuan pistën, për këtë arsye ajo nuk mund të përdoret për momentin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtja Ajrore Siriane vuri në dukje se raketat u hodhën në orën 02:07 me kohën lokale nga Deti Mesdhe, në perëndim të qytetit bregdetar të Latakias, njoftoi SANA siriane, duke cituar burime ushtarake.
Shtohet se sulmi ka shkaktuar dëme materiale në aeroport dhe se ai është nxjerrë jashtë përdorimit.
Nuk dihet ende nëse ka viktima dhe nuk ka ende komente nga zyrtarët izraelitë.
Qyteti i Alepos, i cili pësoi shkatërrime të mëdha gjatë luftës civile siriane, u dëmtua përsëri rëndë nga tërmeti i fundit që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore (magnitudë 7.8). Që atëherë, shumë vende kanë dërguar ndihma përmes aeroportit të qytetit.
Izraeli ka intensifikuar sulmet në fushat ajrore siriane që nga viti i kaluar për të penguar rritjen e përdorimit të linjave të furnizimit ajror nga Teherani, i cili furnizon me armë aleatët e tij në Siri dhe Liban, përfshirë Hezbollahun. /FolDrejt/