Një mashkull kosovar dyshohet se ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Ai është intervistuar nga policia e pastaj është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Fol Drejt.
“Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe dyshohet se i dyshuari ka shtënë me të një aheng familjar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, përderisa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e mëtejme në koordinim me institucionet kompetente”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.