Nëntë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas dyshimit se në lokalin ku ishin duke qëndruar është hedhur sprej, çka u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, rreth orës 00:52 të datës 5 janar, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.
I arrestuari, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/