Dy persona kanë përfunduar në spital pas shpërthimit të një ngrohëse me gaz në Lipjan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 07:40, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/