TikToker më i ndjekur në botë, Khaby Lame më në fund është përgjigjur në pyetjet rreth fesë së tij.
Personaliteti më i ndjekur i TikTok-ut, Khaby Lame ka zbuluar se jo vetëm ai është një musliman praktikues, por edhe një Hafiz i Kur’an-it.
Duke folur për një media italiane, Khaby Lame iu përgjigj pyetjes në lidhje me fenë e tij dhe tha: “Po, unë jam musliman, një musliman praktikues. Nuk di çfarë të them tjetër.”
Lame, 22 vjeç, i lindur në Senegal gjithashtu zbuloi se familja e tij u shpërngul në Itali kur ai ishte një vjeç dhe u dërgua në një shkollë Kur’anore pranë Dakarit, Senegal për ta mësuar Kur’an-in kur ai ishte 14 vjeç.
Ai ka grumbulluar gjithsej mbi 143 milionë ndjekës në TikTok. Lame është i njohur për klipet e tij sarkastike të thjeshta në prurje. Ndërkohë Lame ka lansuar edhe koleksionin e tij të parë në bashkëpunim me Boss. Koleksioni ‘Boss x Khaby’ përfshin një xhaketë universiteti dhe kapuç, transmeton Fol Drejt.