Lituania deklaroi se më shumë se një mijë shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë që jetojnë në vend janë kërcënime për sigurinë kombëtare, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Masa vjen pasi qeveria u kërkoi rusëve dhe bjellorusëve t’i përgjigjen një pyetësori që përfshinte pyetje në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe statusin e Krimesë.
Departamenti i Migracionit tha se kishte vërtetuar se 1,164 persona përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare; 910 prej tyre ishin shtetas Bjellorusë dhe 254 shtetas rusë.
Sipas Departamentit të Migracionit, mënyra se si njerëzit iu përgjigjën pyetësorit u mor në konsideratë për të vendosur nëse do të jepet apo refuzohet qëndrimi.
Më shumë se 58,000 shtetas bjellorusë dhe 16,000 qytetarë rusë janë aktualisht duke banuar në Lituani.