Pas një muaji pritje, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka konfirmuar se nuk ka eksplozivë në çatinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte kërkuar qasje në zonat e objektit të mbajtur nga Rusia pasi Volodymyr Zelenskyy pretendoi se mund të ishin vendosur eksplozivë në tokat e saj.
Një ditë pas pretendimit të presidentit ukrainas, imazhet satelitore treguan forma të bardha të paidentifikuara në majë të Reaktorit 4.
Por pas një inspektimi, IAEA tha se ekspertët “nuk kanë vërejtur mina ose eksplozivë në çatitë e ndërtesave të reaktorëve të Njësisë 3 dhe Njësisë 4 dhe sallat e turbinave”.