Parlamenti i Lituanisë miratoi sot një ligj që lejon rojet kufitare të kthejnë emigrantët që kalojnë kufirin ilegalisht.
Ligji përmban dispozita sipas të cilave migrantët e kapur duke hyrë ilegalisht në Lituani mund të kthehen në bazë të vendimit të kreut të rojes lokale të kufirit, pa mundësi ankimimi.
Rojet kufitare lituaneze po kthenin tashmë emigrantët bazuar në një dekret të qeverisë nga gushti 2021, i cili tani është kthyer në ligj./FolDrejt/