Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, z. Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, priti në takim ambasadorin Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi ambasadori Szunyog uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.
Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe zyrën e BE-së dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe zyrën e BE-së në Kosovë./FolDrejt/