Është identifikuar dhe arrestuar një person i cili kishte kryer një vjedhje ditë më parë në një shtëpi në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, vjedhja ishte kryer me 20 prill, konkretisht ankuesi raportoi se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese “Hilt”.
Ndërkaq, sot, me datë 25 prill 2023 është identifikuar i dyshimti që e ka kryer vjedhjen në atë shtëpi.
“Gjithashtu dyshohet se i njëjti mund të jete kryes i disa veprave të njëjta , ngase gjatë muajit shkurt të këtij viti në atë lagje janë kryer disa vjedhje në mënyrën e njëjtë.
I dyshimti pasi që është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe e ka pranuar veprën.
Me urdhër të prokurorit përgjegjës i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës./FolDrejt/