Sipas 90min, Liverpool ka gjithnjë e më shumë besim se është skuadra kryesore për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Mason Mount, i cili mund të preferojë një ndërrim në Anfield.
Kontrata aktuale e Mount me Chelsean skadon për pak më shumë se një vit, dhe pavarësisht bisedimeve të shumta, të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje. Përveç Liverpoolit, ai është i dëshiruar edhe nga Manchester United dhe Newcastle, transmeton Fol Drejt.