Sipas Fichajes, Liverpool është favorit për të arritur nënshkrimin e yllit shumë të kërkuar të Athletic Bilbao, Nico Williams.
Raportet e mëparshme treguan se Liverpool është i impresionuar nga paraqitjet e Williams këtë sezon. Me anësorët Diogo Jota dhe Luis Díaz të cilët janë të lënduar për kohë afatgjatë, ata po kërkojnë të përforcojnë vijën e tyre përpara.
Sipas raportit, nëse Williams shkëlqen në Kupën e Botës, Liverpooli do të veprojë shpejt për ta nënshkruar atë menjëherë pas turneut, duke mposhtur kështu konkurrencën për transferimin e 20-vjeçarit, transmeton Fol Drejt.