Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në një ndërtesë banimi në rajonin juglindor të Zaporizhzhia të Ukrainës të enjten është rritur në nëntë, sipas zyrës presidenciale të Ukrainës, raporton CNN.
“Që sot në mëngjes u gjetën edhe 2 të vdekur” në Vilniansk, tha në Telegram Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky.
“Kështu, 9 të vdekur tashmë janë gjetur si rezultat i raketave të terroristëve rusë që granatuan ndërtesat e banimit dje”./FolDrejt/