Sipas Fichajes, menaxheri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, u ka thënë pronarëve të klubit se duhet të bëjnë 3-4 nënshkrime të reja në verë për të sfiduar si në Evropë ashtu edhe në Angli, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kjo përfshin mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, atë të Fiorentinës, Sofyan Amrabat dhe mesfushorin e Brighton, Moisés Caicedo.
Këto nënshkrime të reja pritet të zëvendësojnë mesfushorët e moshuar Fabinho, Jordan Henderson dhe James Milner të cilët nuk janë më në gjendjen e tyre më të mirë thuhet në raport. /FolDrejt/