Qeveria britanike po punon për të rregulluar urgjentisht një problem teknik që shkaktoi ndalimin e funksionimit të portave elektronike kufitare në aeroportet në të gjithë vendin, duke çuar në pritje me orë të tëra për udhëtarët që hyjnë në MB në fillim të fundjavës.
Udhëtarët postuan foto në rrjetet sociale të radhëve të gjata në aeroportet anembanë vendit që u krijuan për shkak se të gjithë udhëtarët e huaj duhej të kontrolloheshin nga anëtarët e stafit, në vend të portave automatike të pajisura me skaner elektronik për pasaporta, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Brendshme, e cila është përgjegjëse për kontrollin kufitar, tha se po punonte për të zgjidhur problemin që u ngrit vonë të premten, raportoi AP./FolDrejt/