Një shkrimtar ukrainas u rrëmbye dhe u vra nga forcat ruse gjatë pushtimit të Kharkiv, sipas mediave lokale, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Volodymyr Vakulenko dhe djali i tij Vitaly u arrestuan nga forcat ruse në fund të marsit pranë Izyum.
Deri më tani, familja e tij nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të, por një ekzaminim i fundit i ADN-së i trupave në një vend varrimi konfirmoi se ai ishte në mesin e të vdekurve.
Ukrinform tha se veprat e zotit Vakulenko ishin varrosur në kopshtin e tij dhe tani do t’i dorëzohen Muzeut Letrar të Kharkiv.
Autoritetet lokale kanë thënë se forcat ruse që pushtuan zonën kërkuan për veteranët e luftës, ushtarët ukrainas dhe familjet e tyre, punonjësit e qeverisë dhe ata që kishin një pozicion aktiv pro-ukrainas. /FolDrejt/