Ndërsa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë çmimet globale të naftës janë në rritje.
Nafta e përpunuar Brent arrin në 113 dollarë për fuçi, pavarësisht masave të reja që synojnë qetësimin e tregjeve, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Nafta u rrit pasi anëtarë të Agjencisë Ndërkombëtare Ukrainase të Energjisë ranë dakord të lëshonin 60 milionë fuçi nafte nga rezervat e emergjencës.
Ndërkohë Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë dhe investitorët janë të shqetësuar se furnizimet me naftë apo me gaz mund të preken./FolDrejt/