Ky hap vjen pas shfaqjes së disa videove në mediat sociale ku shkaktuan zemërim, që tregojnë se afrikanëve u mohohet qasja në trenat që operojnë evakuimet nga Ukraina në mes të luftës së saj me Rusinë.
Ukraina sot në mëngjes ka bërë thirrje për mundësi të barabarta për afrikanët që kërkojnë të evakuohen nga vendi, shkruan AA.
Ky hap vjen pas shfaqjes së disa videove në mediat sociale ku shkaktuan zemërim, që tregojnë se afrikanëve u mohohet qasja në trenat që operojnë evakuimet nga Ukraina në mes të luftës së saj me Rusinë.
“Invazioni rus në Ukrainë ka prekur ukrainasit dhe joshtetasit në shumë mënyra shkatërruese. Afrikanët që kërkojnë evakuim janë miqtë tanë dhe duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u kthyer në vendet e tyre të sigurta”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në Twitter, duke reaguar për këtë çështje, transmeton Fol Drejt.
“Qeveria e Ukrainës nuk kursen asnjë përpjekje për të zgjidhur problemin”, shtoi ai.
Unioni Afrikan shprehu shqetësim të hënën lidhur me raportet se afrikanët në Ukrainë po pengohen të kalojnë në mënyrë të sigurt kufirin për të ikur nga lufta me Rusinë.
Presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat theksuan në një deklaratë të përbashkët se janë veçanërisht të shqetësuar nga raportet.
Nigeria i ka përshkruar reagimet e policisë ukrainase në kufij kundër qytetarëve të saj që ikin nga vendi si jashtëzakonisht dëshpëruese./FolDrejt/