Në galerinë e nuseve
Nga Lumi Hajra
Ca mure të veshura
Me nuse nudo
Dyert kishin guximin
T’qëndronin hapur
Përplot vizitorë
Më falni
Gabova
Me mijëra shikues
Për dallim nga tifozët
S’kishte duartrokitje a brohoritje
Frymëmarrje n’harresë, po
Edhe shtangim i përçudshëm
Gjëja se shihnin synetim kornizash
Lakuriqësi më, dreqi e marrtë
Akoma s’e kuptoj
Si në galerinë e nuseve ka kaq shumë hapje goje?!
Vallë, a nuk është lakuriqësia e natyrshmja?!
Kush bëri që muret e rrobat t’i shohim kaq normale?!/FolDrejt/