Franca, ish-fuqia koloniale në pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ka lidhje të gjata ushtarake në të gjithë Afrikën Frankofone dhe trupat franceze janë vendosur në Mali për një dekadë si pjesë e një operacioni kundër terrorizmit, tha agjencia.
Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë se “ushqen” propagandën antifranceze në Afrikë dhe se vepron si “grabitqar” në vendet e trazuara afrikane, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në margjinat e një samiti të kombeve frëngjishtfolëse në Tunizi, Macron iu kërkua t’u përgjigjet kritikëve që thonë se Franca po shfrytëzon lidhjet historike ekonomike dhe politike në ish-kolonitë e saj për interesat e saj./FolDrejt/