Më herët, Forcat Demokratike Siriane (SDF) të kontrolluara nga kurdët thanë se do të hakmerren kundër sulmeve ajrore të sotme nga avionët luftarakë turq.
Një ushtar turk dhe dy policë u plagosën në shpërthimin e sotëm të një rakete të lëshuar në provincën kufitare turko-siriane të Kilisit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Raporti i agjencisë tha se raketa goditi një zonë pranë pikës kufitare, por nuk dha detaje të mëtejshme./FolDrejt/