Gjatë debatit televiziv të mbrëmshëm të kandidatit për president të ri të Francës, katër ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, presidenti i mëparshëm Emanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u përballën.
Gjatë pesë viteve të fundit, kam parë njerëz që vuajnë, kam parë që ata shqetësohen për rënien e cilësisë së jetës dhe më tregojnë për pasigurinë që ata ndjejnë se është e përhapur. Do të doja t’u them atyre se një zgjedhje tjetër është e mundur një zgjedhje e bazuar në respekt dhe sens të përbashkët”, tha Le Pen, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Ajo akuzoi Macron se e vetmja gjë që di të bëjë është të japë çeqe dhe vuri në dukje se prioriteti i saj është t’u kthejë paratë francezëve./FolDrejt/