Të paktën 1900 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë vdekur vitin e kaluar nga kequshqyerja në rajonin e Tigrit të Etiopisë gjatë konfliktit të armatosur, sipas një studimi të kryer nga shërbimet shëndetësore rajonale.
Vdekjet e fëmijëve u regjistruan në institucionet shëndetësore në të gjithë rajonin Tigër nga qershori i kaluar deri më 1 prill të këtij viti, ndërsa Tigri Perëndimor, i cili është nën kontrollin e forcave nga rajoni fqinj i Amharasë, nuk është përfshirë në hulumtim, shkruan AP, transmeton FolDrejt.
Një mjek që ka punuar në studim tha se numri real i vdekjeve në mesin e fëmijëve të kequshqyer është ndoshta më i lartë sepse shumë familje nuk ishin në gjendje t’i sillnin fëmijët e tyre në qendrat shëndetësore për shkak të problemeve të transportit./FolDrejt/