Në prag të përvjetorit të shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky biseduan me telefon të dielën për një plan të mundshëm paqeje dhe situatën aktuale, njoftoi Pallati Elysee.
Tema e bisedimeve mes dy liderëve ishte Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku liderët e vendeve perëndimore u zotuan të forcojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër forcave ruse, raporton Reuters.
Gjatë fjalimit të tij të rregullt të natës drejtuar kombit, Zelensky tha se ai falënderoi presidentin francez “për mirëkuptimin e nevojës së Ukrainës për të mos humbur asnjë mundësi të vetme, asnjë javë të vetme për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”. /FolDrejt/