Pas deklaratave të pazakonta të presidentit francez Emannuel Macron, se “NATO është në koma” dhe se ajo duhet të zëvendësohet me një forcë pan-europiane, ka ardhur një reagim nga Gjermania.
Pasardhësja e kancelares Angela Merkel, njëherësh edhe ministrja e mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, në një intervistë për “Welt am Sonntag” i është kundërpërgjigjur liderit francez: “Macron kërkojë të zëvendësojë NATO. Ne duam ta fuqizojmë atë.”
Sipas AKK, Franca ndjek strategjinë autonome për më shumë bashkëpunim europian në mbrojtje.
“Mua nuk më pëlqen zëvendësimi i NATO, përmes një force paneuropiane.”/Foldrejt.com