Të dielën Arabia Saudite ka nxjerë në shitje kompaninë më të madhe botërore Aramco me një vlerë prej 1.71 trilion dollarësh, që është më e vogël sesa vlera e dhënë nga Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, që e vlerësoi plot 2 trilion dollarë.
Tash bëhet e ditur se fillimisht Aramco do shes 1.5 përqind të vlerës së akcioneve – ose rreth 24 miliardë dollarë.
Në fakt vlera e Aramco llogariten deri në 6 trilion dollarë, por Arabia Saudite është në hall me raketat e rebelëve të Huthit, që shpesh sulmojnë vendin duke frikësuar investitorët e huaj.
Kjo shitje është kritikuar nga shumë ekspertë, që mendojnë se Arabia Saudite tashmë po humb kontrollin mbi pasuritë e saj natyrale dhe mund të rris varfërinë te popullata./Foldrejt.com