Përgjatë historisë shqiptare gjuha arabe ka qenë ndër më të rëndësishmet për shkruajtjen dhe përkthimin e veprave të shumta – veçanërisht gjatë periudhës osmane. Por shqiptarët që kanë studiuar këtë gjuhë ka qenë i vogël, në mos i papërfillshëm. Kjo situatë mund të marrë kthesë pozitive, pasi tashmë kemi një shqiptar që ka doktoruar në njërën nga gjuhët zyrtare të OKB – gjuhën arabe, informon foldrejt.com.
Doktori i gjuhës arabe është Kujtim Mirzo nga Dibra e madhe, që të dielën (17 nëntor) ka mbrojtur me sukses temën në Medine të Arabisë Saudite. Redaksia e foldrejt.com i uron suksese të mëtutjeshme dr.Mirzo dhe urojmë që shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë shqiptarë të tjerë.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut Famëlartë, me dhuntinë dhe ndihmën e të cilit arrihen sukseset në jetë.
Sot, mbrojta dhe përfundova doktoraturën në Fakultetin e Gjuhës Arabe, Universiteti Islamik.
Zoti e pranoftë!,” ka shkruar mes tjerash dr.Mirzo në rrjetin e tij social./Foldrejt.com