Reshje të dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor të alpeve zvicerane. Mes rrugëve alpike ka edhe magjistrale të bllokuara si ajo mes Pontresina dhe Poschiavo, shkruan foldrejt.com.
Gjithashtu edhe rruga Brennerautobahn në Südtirol është e bllokuar.
Reshjet e borës kanë zbardhur thuajse gjithë territoret zvicerane deri në 400 metra lartësi mbidetare./Foldrejt.com