Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Kina dhe Franca diskutuan luftën në Ukrainë dhe ranë dakord që armët bërthamore duhet të përjashtohen nga konflikti.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, Macron tha se arkitektura e sigurisë evropiane nuk është e mundur për sa kohë që Ukraina është e pushtuar dhe një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shkelur Kartën e OKB-së dhe kjo është e papranueshme, raporton Reuters.
“Franca është kundër përhapjes së armëve bërthamore jashtë vendeve që i posedojnë dhe beson se është e rëndësishme të përjashtohet mundësia e përdorimit të tyre në konfliktin aktual në Ukrainë”, tha Macron, transmeton Fol Drejt