Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i ftuar sot në një universitet prestigjioz në Guangzhou, ku theksoi rëndësinë e të menduarit kritik në një bisedë me studentët.
Sipas Reuters, rreth 1000 studentë u mblodhën në gjimnazin e universitetit, duke u përpjekur t’i jepnin dorën Macronit ose të bënin foto, gjatë gjithë kohës duke brohoritur emrin e tij.
Më herët, zyra e Macron njoftoi se ai e konsideron Guangzhou një simbol të hapjes së Kinës ndaj botës, transmeton Fol Drejt.