Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë sot, para ndeshjes me Arsenalin, se ekipi i tij duhet të luajë futboll më të mirë.
Të dielën, në orën 17:30, lojtarët e Liverpool-it presin skuadrën e Arsenalit në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës angleze.
“Nuk e di saktësisht se çfarë mund të thoni për ne për momentin. Ne luajmë në Anfield dhe duhet të tregojmë reagim dhe progres. Anfield nuk është e vetmja gjë në të cilën duhet të mbështetemi, por nuk është sekret që kombinimi i njerëzve tanë, fusha dhe djemtë janë shumë të mirë. Ne duhet të luajmë futboll më të mirë dhe ta mbajmë topin në zonat vendimtare. Tingëllon kaq e thjeshtë, por ndeshja e fundit kundër Chelseat ishte një shembull i shkëlqyer”, tha Klopp, transmeton Fol Drejt.