Edhe pse ende nuk e kishte bërë të ditur, kandidatura e Macron-it në publikun francez konsiderohej e sigurt.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të kandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm, shkruan AA.
Në një letër drejtuar kombit francez dhe e botuar në gazetat lokale, Macron deklaroi se vendi i tij ka kaluar shumë vështirësi në pesë vitet e fundit dhe se ata kanë punuar në shumë fusha.
Ai tha se nuk kanë arritur ende gjithçka dhe për këtë arsye ka vendosur të kandidojë kandidat për rizgjedhje në garën presidenciale.
Duke theksuar se do të forcojnë ekonominë në mënyrë që vendi të fitojë pavarësinë, Macron deklaroi se do t’i japë prioritet arsimit dhe kërkesave të mësuesve dhe do të luftojë padrejtësitë, transmeton Fol Drejt.
Macron deklaroi se këto zgjedhje do të përcaktojnë drejtimin e pesë viteve të ardhshme të vendit.
Edhe pse ende nuk e kishte bërë të ditur, kandidatura e Macron-it në publikun francez konsiderohej e sigurt.
Macron, i cili ka shtyrë për sot shpalljen e kandidaturës së tij për shkak të pandemisë COVID-19 dhe luftës Rusi-Ukrainë, mblodhi 500 firmat e nevojshme nga kryetarët e bashkive, anëtarët i këshillave të qarqeve, deputetëve ose senatorëve.
Kandidatët kanë afat deri në orën 18:00 nesër me orën lokale për dorëzimin e tyre zyrtar të kandidaturës në Gjykatën Kushtetuese.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në vend do të mbahet më 10 prill. Nëse ndonjëri prej kandidatëve nuk arrin të marrë shumicën absolute në raundin e parë, dy kandidatët me më shumë vota do të garojnë në raundin e dytë që do të mbahet më 24 prill./FolDrejt/