Faqet e internetit të Radio Svoboda, BBC Russian dhe Meduza janë shtuar në listë dhe qasja në faqet në fjalë në Rusi është bllokuar.
Në Rusi është bllokuar qasja në faqet e internetit të Radio Svoboda me qendër në ShBA, transmetuesit britanik BBC Russian dhe Meduza me qendër në Letoni, shkruan AA.
Njoftohet se është përditësuar lista e cila ndodhet në faqen e Autoritetit Federal të Rusisë për Kontrollin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit Masiv (Roskomnadzor) dhe në të cilën përfshihen faqet e internetit ndaj të cilave zbatohen kufizime, transmeton Fol Drejt.
Sipas kësaj, faqet e internetit të Radio Svoboda, BBC Russian dhe Meduza janë shtuar në listë dhe qasja në faqet në fjalë në Rusi është bllokuar./FolDrejt/