Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi është kapur me lëndë narkotike në makinë.
Gjatë kontrollit në mjetin BMW 535 xDrive, policia i gjeti të riut 7.55 kilogramë kokainë në një vend të sajuar bagazh, shkruajnë mediat gjermane.
Më pas, ai u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua doganës së Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike është 550 mijë euro. /abcnews.al/