Policia e Kosovës ka bërë me dije se në dy raste të ndara kanë arrestuar dy persona dhe kanë sekuestruar dy armë, transmeton Fol Drejt.
“Në rastin e parë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës në fshatin Llapqevë-Malishevë. Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator, tri gëzhoja dhe dhjetë copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të pa autorizuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në rastin e dytë është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Bellanicë-Malishevë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja.”, njofton policia më tej, duke thënë se për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë liruar dhe rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt.