I pari i Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se kanë marrë disa lajmë pozitive nga policia e Kosovës lidhur me gjendjen e sigurisë në kryeqytet, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Rama, në disa lagje të Prishtinës ka rënë numri i vjedhjeve, në disa tjera numri i tentim vrasjeve dhe vrasjeve, ndërkaq në disa zona është ulur numri i rasteve të dhunës në familje.
“Në disa lagje të Kryeqytetit ka rënë numri i vjedhjeve, në të tjera numri i tentim vrasjeve dhe vrasjeve, ndërsa në disa zona është ulur numri i rasteve të dhunës në familje.
Këto janë disa nga lajmet pozitive që i morën nga policia sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Këto të dhëna na shtynë që të punojmë edhe më shumë bashkë me policinë e institucione tjera të sigurisë e drejtësisë, që Kryeqyteti jonë të jetë një vend plotësisht i sigurt për të gjithë ne.
Por ndihmë të madhe mund të na ofroni ju qytetarë duke bashkëpunuar me ne.”, është shprehur Rama.
Kujtojmë se para disa javësh në Prishtinë ndodhi një indicent me të shtëna armësh në një lokal që la të vdekur një person dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.