Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me lajmet për dorëheqjen e zyrtarëve policorë serbë nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Sveçla ka thënë se kjo dorëheqje po bëhet për shkak të kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit.
“Oficerët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë”, ka thënë Sveçla, i cili ka kërkuar reagim të ashpër të komunitetit ndërkombëtar ndaj sjelljes së Serbisë.