Një person është arrestuar pas sulmit me mjet të mprehtë ndaj një familjari, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Malishevë, mbrëmë, rreth orës 20:00.
Sipas raportit 24 orësh, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjatë kontrollit të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar një pushe gjuetie me 7 fishekë.
Rasti është nën hetime.