Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë, përcjell Fol Drejt.
Osmani ka thënë se shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.
“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer”.
“Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, është shprehur presidentja Osmani, përcjell Fol Drejt.