Një rojë në Malishevë është gjetur i alivanosur, ku më pas ekipi i Emergjencës nga QKMF-ja dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore.
“Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.