Deklarata e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në të cilën presidenten e vendit, Vjosa Osmanin e krahason me Millosheviqin ka nxitur reagimin e shumë figurave publike.
Në mesin e shumë reagimeve është edhe politologu, Albinot Maloku, i cili ndër të tjera i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të distancohet nga deklaratat e Hysenit, shkruan Fol Drejt.
“Çka janë more këto kritika të yshtyera nga urrejtja? Skender Hyseni njëri nga shfrytëzuesit e gjitha rasteve të ofruara nga LDK, ministër i dështuar në të gjitha aspektet, krahason presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani, me kasapin e Ballkanit. Ngjashmërit që po i gjejnë dështakët e dëshpruar të politikës në Kosovës me drejtuesit aktual të vendit me kasapin Millosheviq dhe regjimin e tij, duhet sanksionuar me ligj. E turpshme që të bëhën këto krahasime të bazuara nga urrejtja e assesi nga racionaliteti i të kuptuarit të kritikës. LDK duhet të distancohet nga deklarimet e ish-kryediplomatit Hyseni. Mos kryerjeve të detyrave e obligimeve kushtetuese që i ka shefja e shtetit, nuk kundërshtohen e kritikohen me urrejtje që për tendencë ka të përfituarit nga të gjitha rastet për të dëmtuar tjetrin”, është shprehur Maloku në Facebook.
Në mesin e reagimeve është edhe ai i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili e ka quajtur krim krahasimin të cilin ish-ministri Hyseni e ka bërë për presidenten e vendit./FolDrejt/