Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentes Osmani, në lidhje me Josep Borrell.
Për këtë reagoi ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, transmeton Fol Drejt.
Ai këtë krahasim të bërë me Millosheviqin të presidentes Osmani, e ka quajtur krim.
“Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme.
Si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendjen të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.
Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.
Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!
Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!”, u shpreh ministri./FolDrejt/