Manchester City thuhet se i është afruar PSG-së për mundësinë e transferimit të Marco Verrattit këtë verë, sipas Fichajes.
Italiani mund të largohet nga PSG këtë verë, pasi ka marrë kritika nga mbështetësit e klubit kohët e fundit.
Klubi lider i Ligue 1 thuhet se është i hapur për të dëgjuar ofertat për një lojtar që besohet se po kërkon një sfidë të re. Një raport i fundit pohoi se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është i prirur të sjellë italianin në Bernabeu gjatë afatit kalimtar së transferimeve të kësaj vere.
Interesim ka edhe nga Manchester City, pasi klubi anglez pritet të transferojë të paktën një mesfushor qendror këtë verë. Gjithashtu nga Manchester City priten largimet e futbollistëve Kalvin Phillips, Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan, transmeton Fol Drejt.