Hungaria ka marrë miratimin nga Komisioni Evropian për të ndryshuar dhe plotësuar ndërtimin, si dhe kontrata për financimin e reaktorëve të rinj të planifikuar në termocentralin bërthamor Paks, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme Peter Szijarto.
Ai tha se reaktorët e rinj në termocentralin janë shtylla kryesore e furnizimit me energji elektrike të Hungarisë dhe se ata mund të fillojnë të funksionojnë në fillim të dekadës së ardhshme, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Termocentrali ndodhet buzë Danubit, rreth pesë kilometra nga qyteti i Paks, 75 kilometra nga kufiri verior me Kroacinë./FolDrejt/